Lajm i mirë për të gjithë fansat e “La Casa de Papel”: do të rikthehet jo me një por me dy sezone të reja!

Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por së fundi u raportua për vazhdimin e sezonit të pestë dhe të gjashtë.
Tetë kapituj me plot aksion dhe të panjohura, por mos u shqetësoni nuk ka ardhur ende fundi!

Sipas faqes spanjolle “Marca”, ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë sezonin e pestë dhe të gjashtë. Faqja shkruan se marrëveshje me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Koordinatori i skenarit, Javier Gomez Santander tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli, e sekuencë pas sekuence.
“Ne nuk e konsiderojmë kurrë se sa kohë mund të zgjasë seriali”, deklaroi ai.

Në fakt ishte planifikuar që xhirimet do të fillonin në muajt e parë të vitit 2020, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë.

Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë. Ky shërbim zakonisht pret disa muaj derisa ta njoftojë vazhdimin e sezoneve, kjo gjë varet nga suksesi që ka një serial.

Top Channel