Rusia bllokon WhatsApp, shtrëngon masat ndaj aplikacioneve të huaja të mesazheve
OKB tha sot se prej nisjes së pandemisë, në shumë vende thirrjet për ndihmë ndaj dhunës shtëpiake janë dyfishuar.
Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres tha: “Për shumë gra e vajza kërcënimi i dhunës ndjehet dhe aty ku ato supozohet të jenë më të sigurta, në shtëpitë e tyre. Ju bëj thirrje sot për paqe në shtëpi, në shtëpitë e të gjithë botës”.
Në të njëjtën kohë Guteres shtoi se dhënësit e ndihmës për dhunën në famije janë të tejmbushur dhe me staf të pakët, prandaj kërkohet organizimi i grupeve lokale të mbështetjes dhe të strehave të dhunës në familje.
“I bej thirrje të gjitha qeverive të bëjnë pjesë të planit të tyre të mbrojtjes nga pandemia, dhe faktorin e parandalimit dhe dëmshpërblimit të dhunës ndaj grave”, tha ai, duke kërkuar krijimin e rrugëve të ndihmës për gratë, pa vënë në dijeni abuzuesit e tyre, ose të krijimti të sistemeve të veçanta që këto gra të kenë akses në farmacitë ose dyqanet e ushqimit.
Sipas raportimeve të medias raportimet në shërbimet online për dhunën shtëpiake janë shtuar në të gjitha vendet e globit duke nisur nga Kina, SHBA, India e të tjera.
Australia ka raportuar një rritje prej 75% të kërkesës së ndihmës online ndërsa një ministër francez tha se rastet e dhunës shtëpiake ishin rritur më 32% që prej nisjes së krizës së epidemisë.
Top Channel