Koronavirusi mund të zhdukë fiset indigjene të Brazilit, infeksioni hyn në rajonin e Amazonës

06/04/2020 21:32

Ekspertët paralajmëronin sot se koronavirusi mund të zhdukë komunitetet indigjene të Brazilit.

Kjo sepse koronavirusi do të vrasë më të vjetrit, të cilët janë natyrisht udhëheqësit e organizimit të tyre shoqëror. Në Brazil virusi ka vrarë deri tani 486 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 11,000.

Rasti i parë i raportuar në komunitetet indigjene ishte në shtetin Amazona. Studiuesja e Universitetit të São Paulo, Dr Sofia Mendona tha: “Ka rrezik të madh që virusi të përhapet mes komuniteteve vendase duke i zhdukur. Nëse ata sëmuren do të humbasin më të vjetrit, diturinë e tyre dhe organizimin shoqëror”.

Anëtarëve të këyre komuniteteve u është këshilluar larja e duarve me sapun dhe veçimi i enëve të ngrënies.
Disa nga këto grupe që kanë hyrë tashmë në izolim, tremben se nuk do të mund të ushqehen nëse nuk arrijnë në tregjet e qyteteve të mëdha.

Presidenti i Federatës së Organizatave indigjene të Rio Negro (Foirn) tha se komunitetet janë në panik prej sëmundjes.
Ne duhet të çojmë ushqim në fshatrat e tyre në mënyrë që ata mos ekspozojnë veten në këtë moment kritik”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel