Kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak! Arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

06/04/2020 12:34

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur në Bulqizë, ku ka rënë në pranga një 33-vjeçar dhe janë sekuestruar 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” e një municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA