Virusi ul çmimet në merkato, Safet Gjici: Dua Olsi Ramën

05/04/2020 19:17

Të gjithë tifozët e Partizanit e vlerësojnë shumë rolin e Olsi Ramës në ndërtimin e klubit, gjë e cila është pasqyruar dhe në fushën e lojës, ku klubi kryeqytetas u shpall kampion vitin e kaluar.

Koronavirusi ka “pushtuar” dhe futbollin me vlerat e drejtuesve dhe lojtarëve që ka rënë ndjeshëm, referuar këtu edhe klubeve të tjera botërore. Sakaq, në rubrikën “E Diela Proces” ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici.

I “thumbuar” dhe nga drejtuesi i rubrikës Edi Manushi në lidhje me Olsi Ramën, që në një të ardhme të hapur a ekziston mundësia që të marrë “frenat” e ekipit verior. Gjici, u shpreh se Olsi, e ka gjithmonë derën e hapur, pasi tani ai ja ka marrë mirë dorën këtyre punëve.

Top Channel