Spanjë, bilanci “sekret”: Mijëra vetë kanë vdekur të padiagnostikuar!

05/04/2020 21:19
Medical staff wearing protective suits carry the coffin containing the body of Assunta Pastore, 87, after she passed away in her room at the Garden hotel in Laigueglia, northwest Italy, Liguria region, Sunday March 1, 2020. The woman, part of a group of elderly tourist from the Lombardia region, tested positive of the COVID-19. The hotel has been placed under quarantine as Italy continued to scramble Sunday to contain the spread of the corona virus. (AP Photo)

Me shërbimet funerale të tejmbushura nga kriza e koronavirusit në Spanjë, automjetet ushtarake që transportojnë viktimat nga spitalet e Madridit drejt tre morgjeve të emergjencës nëpër kryeqytet, dy prej të cilëve janë pista patinazhi por që në këtë periudhë janë përshtatur për të kryer një tjetër funksion, situata në vend paraqitet dramatike.

Sipas ministrisë spanjolle të shëndetësisë, vdekjet nga Covid 19 atje mbërritën të shtunën në 11,744, duke iu afruar Italisë me bilancin më vdekjeprurës prej sëmundjes në botë. Por autoritetet në qytete të ndryshme e fshatra spanjolle thonë se tabloja e pandemisë është edhe më e zymtë se kaq, shkruan The Telegraph. Ata shprehen se shifra e jetëve të humbura mund të jetë shumë më e madhe, pasi me mijëra vetë, sic thonë, kanë vdekur të padiagnostikuar.

Megjithate zyrtarët e Ministrisë së  Shëndetësisë mendojnë se të paktën ritmi i infektimeve të reja po vjen duke u zbehur. Deri në 25 mars, virusi sipas tyre përhapej me një ritëm ditor prej 20%. Që atëherë niveli ka rënë nën 12%, duke dëshmuar kështu se urdhërat e ndalim-qarkullimit po japin rezultat. Si në këtë vend, ashtu dhe në Itali është rritur sakaq dhe numri i vdekjeve mes stafit mjekësor në vijën e parë të frontit.

Një ditë më parë, Carlo Palermo, kreu i sindikatës së mjekëve të spitaleve në Itali, mezi i mbante lotët ndërsa njoftonte gazetarët në Romë për rreziqet fizike dhe traumat psikologjike që po shkakton shpërthimi, duke përmendur faktin se dy infermiere kishin kryer vetëvrasje.

Top Channel