Sistemi ynë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut. Njërin prej tyre e kemi që nga lindja.

Ai është shumë efiçentë e i shpejtë dhe kujdeset, për shembull, për gjetjen dhe luftimin e baktereve në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ky sistem nuk është i specializuar për luftë vetëm ndaj baktereve apo armiqve të veçantë, por për një luftë të përgjithshme.

Funksionon shumë shpejtë, por ka një efikasitet të kufizuar dhe nuk mund të jetë tepër intensiv në luftën kundër kundërshtarëve të caktuar. Pastaj është dhe sistemi më specifik i trashëguar imunitar. Për aktivizimin e tij kërkohet më shumë kohë – katër deri në shtatë ditë. Ky sistem imunitar është i specializuar kundër antigjeneve të caktuara.

Pikërisht ky sistem i mban mend bakteret apo virusët të cilët kanë qenë edhe më parë në trup. Nëse ndonjë prej tyre futet sërish në trup, atëherë fillon një proces lufte që ka ndodhur edhe më parë kundër këtij shkaktari. Në këtë sistem janë memorizuar pra mekanizmat mbrojtës, ndaj shtohet edhe efektiviteti dhe shpejtësia e veprimit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve apo infektimeve.

Por ai nuk është perfekt. Mund të ketë pengesa të shumta në funksionimin e tij. Një prej tyre është sëmundja e sistemit autonom imunitar. Sistemi mbrojtës në këtë rast nuk vepron kundër qelizave të huaja, por kundër disa qelizave të veta në trup dhe shkakton inflamacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA