Mbyllen zgjedhjet parlamentare në Rusi, Putin pritet të konsolidojë sërish pushtetin pas garës pa opozitën
Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë të mërkurën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e koronavirusit.
Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500, dhe NASDAQ patën një rënie prej 4%. Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë me 4 për qind, pas rënieve në tregjet aziatike.
Vlera e aksioneve ra pasi zoti Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”. Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.
Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë.
Top Channel