Covid-19, mobilizohet ushtria angleze/ 3 mijë trupa në ndihmë të vendit, rreth 500 punonjës të ambulancës janë infektuar

02/04/2020 10:22

Ushtria angleze do të mobilizojë 3,000 trupa për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në luftën kundër koronavirusit.

Ministria e Mbrojtjes po kryen trajnimet e nevojshm për t’i bashkangjitur të lartpërmendurit me 20,000 ushtarakët që tashmë po punojnë për ndërtimin e spitaleve në terren dhe transportin e furnizimeve mjekësore në të gjithë vendin.

Vetëm anëtarët me kohë të pjesshme të Ushtrisë, RAF, Marina Mbretërore me aftësi të specializuara, përfshirë inxhinierinë ose logjistikën, do t’i bashkohen aksionit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Forca ushtarake që po ndihmn Shërbimin Kombëtar Shëndetësor dhe pushtetin vendor për të trajtuar virusin, i cili ka vrarë 2,352 njerëz, është quajtur Forca Mbështetëse COVID.

Ata kanë ndërtuar tashmë një spital prej 4,000 shtretërish në qendrën e ekspozitës ExCeL në lindje të Londrës, i cili mund të hapë dyert e tij për pacientët deri në fund të javës. Ky vendim vjen pasi Ushtria vendosi 80 trupa të tjera për të ndihmuar shërbimin e ambulancës të merrej me shpërthimin e virusit.

Ata do të marrin trajnime për ndihmën e parë dhe do të ndihmojnë në drejtimin e automjeteve të urgjencës dhe të marrin 999 thirrje për Shërbimin e Ambulancës Qendrore Jugore, e cila përfshin Berkshire, Buckinghamshire, Hampshire, Oxfordshire, Sussex dhe Surrey.

Rreth 400-500 prej 3,300 punonjësve të ambulancës aktualisht janë të infektuar dhe nën izolim.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA