TIRANË- Mjeku Dhimitër Kraja është infektuar nga CoVid-19. Lajmin e ka konfirmuar në emisionin “Open” doktor Pëllumb Piper i cili ka thënë se ai aktualisht është i shtuar në spitalin Infektiv, spital në të cilin u rikthye për të luftuar kundër CoVid-19.
Doktor Dhimitër Kraja ishte një nga mjekët që u rikthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pas thirrjes së ministrisë për shërbyer kundër pandemisë që po gjunjëzon botën.
Dhimitër Kraja është baba i DJ të njohur, Vik Kraja, i cili pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri një postim të ndjerë për të atin ku shkruante: HEROES OF TOMORROË Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI .
Top Channel