Mësohet se ka pasur disa vonesa po nuk ka asnjë vendim për të mbyllur kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të kthehen mund të kthehen pa probleme.

Deri në 10 orë u shkoi pritja sot emigrantëve në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.
Duke folur për Top Channel sot në pikën kufitare të Kapshticës një grup prej tyre thonë se pasi janë lënë të kalojnë nga pala greke, pritja nuk mbaron pasi u duhet që të presin me orë të tëra edhe në mbërritjen e një makine të autorizuar që të udhëtojnë drejt shtëpive.

Ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Dhorjela Cule.

Reagim i Ambasadës Greke në Tiranë:

“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA