“Shëndeti i pacientit është para shëndetit tonë”- Flet doktori që operoi vajzën me CoVid-19

30/03/2020 21:44

Një vajzë nga Lezha e konfirmuar me koronavirus bëri një operim për apandesit. Vajza u bë operacion tek spitali Shefqet Ndroqi.

Në Open në Top Channel foli doktori që kreu operacionin, doktor Ylber Vata i cili tha se i gjithë ekipi ishte në gatishmëri për të kryer operacionin.

“Duke qenë se ky ishte rasti i parë normalisht kishte interes publik dhe bënte lajm. Dua të falenderoj të gjithë ekipin që ishte i gatshëm për të kryer operacionin”- tha Vata.

Sa të sigurt jeni që ju nuk u infektuat me Covid-19?- e pyei Eni Vasili.

“Ne nuk e shohim virusin. Ajo ishte një rast normal për por fakti që vajza kishte Covid bëri që ne të pajisemi me veshjen e posaçme. Përpara shëndetit tonë ne shikojmë shëndetin e pacientit- tha doktori.

Top Channel