Rashica në karantinë, por me mendjen te kualifikueset

30/03/2020 20:38

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica po përjetonte deri në momentet e pezullimit, një sezon fantastik te Verder Bremen.

Por tani futbollisti nga Vushtria detyrohet të mbajë veten në gjendjen optimale me ushtrime individuale në karantinë, për shkak të bllokadës së imponuar nga koronavirus. në një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman, Rashica sërish kishte në fokus përfaqësuesen.

“Pezullimi i play off për Europianin ishte vendim jashtëzakonisht i vështirë sepse i gjithë vendi e priste takimin me padurim. Ne kishim punuar mjaft shumë për këtë sfidë dhe do të dëshironim të na shpërblehej me kualifikim. Nëse do të kualifikohemi do të ishte një festë e madhe. Në një vend të vogël si Kosova çdo ndeshje ndërkombëtare ka rëndësi të madhe dhe gëzon një status të veçantë. Kur luajmë i gjithë vendi shikon nga ne. Dhe kjo më bën edhe më krenar sa herë vesh këtë fanelë”.

Në fokusin e Rashicës ishte dhe situata në Kosovë për shkak të emergjencës shëndetësore dhe rasteve të shtuara në vendin ballkanik.

“Përveç situatës së vështirë politike, tani ekziston edhe kriza e koronavirus.
Aktualisht kemi pothuajse 100 të infektuar, por autoritetet përgjegjëse janë duke bërë gjithçka që të jetë e mundur për të mbajtur sa më pak numrin e pacientëve. Gjithsesi edhe familja ime është mirë”.

Milot Rashica është kthyer në fokusin e shumë klubeve në merkato, mes të cilëve liverpul dhe Aton Vila, të paktën të paguajnë 35 milionë Euro për mesfushorin.

Top Channel