Izraeli ndaloi dhe trajtoi ashpër aktivistët, mes tyre shqiptarin, reagon Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me Ambasadën për të kthyer në atdhe Baki Goxhajn
Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, kryeministri i vendit, Edi Rama.
Teksa ishte duke folur në lidhje me situatën kaotike që ndodhet vendi ynë si pasojë e koronavirusit, kryeministri u shpreh se në këtë “luftë” si ushtria Amerikane, një nga më të fuqishmet në planet dhe ajo e vendit tonë, edhe pse modeste, kanë të njëjtën vlerë.
“Çdo ditë është një luftë e re dhe ne çdo ditë duhet të forcojmë vijën e parë. E gjithë bota po përdor të njëjtat mjete, qoftë ushtria e fuqishme Amerikane qoftë dhe ushtria modeste Shqiptare, kanë të njëjtën vlerë. Dua ta theksojë fort që ne kemi të gjitha mundësitë për ta shmangur katastrofën që është aty prapa derës, në çdo moment që armiku na cënon ne duhet të rezistojmë”, u shpreh kryeministri.
Top Channel