Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe, si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme të energjisë elektrike do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjesë e Shkozetit.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këte situatë të përkohshme.

Top Channel