Një grua mbërrin me urgjencë në Spitalin Infektiv, i nënshtrohet skanerit…

30/03/2020 21:54

Emisioni “Open” dhe “Top Channel” këto javë që po kalon vendi ynë si pasojë e koronavirusit, kanë qenë në terren për të zbardhur të gjitha zhvillimet më të fundit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ndodhej në Spitalin Infektiv të kryeqytetit, e cila është dhe “spitali karantinë” deri më tani më i madhi në vend, nga ku po trajtohen 74 pacientë. Mirëpo, ky bilanc dhe mund të rritet dhe këtë gjë e konfirmoi Anlia Hoxha, e cila u shpreh se gjatë qëndrimit të saj pranë ambienteve të infektivit, ka ardhur një ambulancë urgjence që ka sjellë një grua të dyshuar me COVID-19.

Nga burime jo zyrtare mësohet se gruaja tashmë është duke kryer një skaner, nga ku do të zbulohet më pas nëse ajo është apo jo mbartëse e virusit korona.

“Versioni zyrtar vazhdon të jetë e njëjta, janë 74 pacientë këtu në Infektiv dhe shtatë janë në gjendje të rënduar. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare më konfirmuan se ka ardhur një urgjencë me një grua brenda në spital. Nga burimet brenda spitalit sapo më njoftuan që do të bëhet një skaner për zonjën dhe më pas nëse do të rezultojë pozitive do të jetë rasti i 75 pacientëve në këtë spital”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Top Channel