“Kam problem me gruan…” qytetari nuk e beson që po flet me Edi Ramën: Nga po më merr se jam fare i çorientuar

30/03/2020 20:18

Kryeministri Edi Rama teksa ka vijuar telefonata me qytetarët që kanë lënë shënim në Shqipëriaqëduam.al për të mësuar problemet që kanë ata.

Ndërkohë edhe pse Rama i ka thënë disa herë se është pikërisht vetë ai, qytetari vijonte të mos e besonte.

Qytetari: Pronto

Rama: Pronto, Edi Rama jam. Të marr për problemin që ke lënë këtu një shënim.

Qytetari: Ti je Edi Rama?

Rama: Ai duhet të jem! Ke lënë një shënim, ke hall shëndetësor…

Qytetari: Kam problem gruan. Vlla nga po më flet mua ti se jam fare i çorientuar.

Rama: Unë jam Edi Rama, po të flas në telefon, jam i ulur në zyrë.

Qytetari: Unë të puth prej së largu.

Rama: Na puth?

Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor, dhe që atëherë ka enjtje të paparë dhe nuk leviz dot fare.

Rama: Nesër në mëngjes do të vijnë mjekët në shtëpi.

Qytetari: Të përqafoj  dhe ju puth po sma merr mendja që je Edi.

Rama: Hap televizorin dhe më shiko aty. Hajde të ketë jetë e gjatë gruaja,. Fëmijët tju rrojnë e do ta kalojmë bashkë.

Top Channel