ITALI- Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që kanë shkuar në Brescia për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër Covid-19, nuk do të mund të futen menjëherë në frontin e parë të luftës.
Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescia Gianmarco Trivelli ka thënë se u është mirënjohës këtij ekipi por sipas tij ekipi që duhet të përballet me CoVid-19 duhet të jenë të specializuar. Sipas tij ata nuk kanë një dokument që vërteton aftësisë e tyre dhe në këtë mënyrë do të bëhet një provë për të parë më pas se ku do ti caktojnë për të kryer misionin e tyre.
“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdesin intensiv. Ata erdhën pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojmë,” thotë menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescia Gianmarco Trivelli, raporton gazeta “La Repubblica”.
“Mjekët shqiptarë mezi presin të hyjnë në veprim. Kanë vizituar Spitalet Civile dhe thonë që duan të “ndihmojnë” tha më pas ai.
Ekipi i mjekëve shqiptarë është vendosur në një hotel afër spitalit dhe sqarojnë se kjo përvojë do t’ju shërbejë edhe për situatën në Shqipëri.
Top Channel