CoVid-19/ Mjeku Pëllumb Pipero zbulon dy pyetjet më të shpeshta të qytetarëve

30/03/2020 22:26

Padyshim që heronjtë e këtyre ditëve janë mjekët dhe infermierët, të cilët ndodhen në vijë të parë në luftën ndaj koronavirusit.

Çdo këshillë e tyre është e vyer, ndaj dhe qytetarët këto ditë më shumë se kurrë, kanë dërguar qindra mesazhe në drejtim të mjekëve në lidhje me këtë situatë kaotike të krijuar nga virusi korona.

I ftuar në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, me anë të një lidhje me “Skype” ishte mjeku i njohur Pëllumb Pipero.

Mjeku zbuloi dhe pyetjet më të shpeshta të qytetarëve në këto kohë, që janë: 1. Cilat janë simptomat më të shpeshtë të sëmundjes dhe 2. Kur do të jetë fundi i kësaj epidemie.

“Dy janë pyetjet më të shpeshta, të cilat lidhen me shenjat e sëmundjes dhe kur i vjen fundi i kësaj epidemie. Nëse i referohemi rasteve të fundit kemi një rritje të qëndrueshme graduale dhe unë do të thosha kjo do të jetë java që do të quhet piku dhe nga java e dytë do të jete ajo që quhet shesh pushim dhe më pas do të jetë thyerja e saj”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Top Channel