Ambasada e SHBA njoftim për shtetasit amerikanë që jetojnë në Shqipëri: Nëse doni të largoheni…

30/03/2020 10:20

Ambasada amerikane në vendin tonë njofton se ka marrë informacion për dy fluturime me çarter që mund të udhëtojnë këtë javë në qytete në Evropë, ku pasagjerët mund të lidhen me fluturime komerciale në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, ju lutemi dërgoni informacionin e mëposhtëm përpara orës 10:00 të mëngjesit (koha e Shqipërisë) sot në [email protected] Nëse tashmë na keni dërguar informacionin tuaj, nuk keni nevojë t’i rishikoni ato”, njofton ambasada.

Top Channel