Varhelyi bisedë me Rudina Hajdarin për Reformën Zgjedhore: E rëndësishme për negociatat e anëtarësimit në BE

27/03/2020 19:00

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka njoftuar se ka pasur një bisede me bashkë kryetaren e Reformës Zgjedhore në Shqipëri, Rudina handari.

Varhelyi njofton se nga deputetja Rudina Hajdari është njohur me rëndësinë e Reformës Zhjedhore për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE.

“Fola me  Rudina Hajdari, bashkëkryetare e reformës zgjedhore , për tu njohur rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për dritën e gjelbër në bisedimet e pranimit. Thelbësore për të përfunduar një punë të mirë të bërë deri më tani për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR, thelbësor” shkruan Varhelyi.

Ndërkohë në lidhje me këtë komunikim ka reaguar edhe deputetja, Rudina Hajdari e cila shkruan se kishte një bisedë të shkëlqyer me eurokomisionerin.

“Bisedë e shkëlqyeshme  me Komisionerin e Zgjerimit të BE sot për përparësitë e  Shqipërisë, përfshirë reformën zgjedhore, në mënyrë që të ecim përpara në bisedimet tona të pranimit në BE. Është koha të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe t’ia dorëzojmë këtë  popullit shqiptar. Ata e meritojnë këtë arritje të madhe.” shkruan Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA