SHBA ka tani numrin më të madh të rasteve të koronavirusit krahasuar me vende të tjera, me më shumë se 85 mijë teste pozitive.

Sipas shifrave më të fundit të dhëna nga universiteti John Hopkins, SHBA ia ka kaluar kinës me 81,782 dhe Italisë me 80589.

Por, me thuajse 1300 viktima, si pasojë e Covid 19, SHBA qëndron shumë prapa këtyre dy vendeve. Sidoqoftë, bilanci i zymtë vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump parashikoi se vendi do të kthehej në punë së shpejti.

I pyetur për shifrat e fundit në një konferencë për shtyp në shtëpinë e bardhë, presidenti Trump tha se kjo kishte ardhur si pasojë e sasisë së testeve që po bëhen. Zëvendëspresidenti Mike Pence tha ndërkohë se testet e koronavirusit tani do të ishin të disponueshme në të 50 shtetet dhe janë më shumë se 552 mijë teste të bëra ndërkohë në vend.

Trump ndërkohë ka vënë në dyshim edhe shifrat e fundit që vijnë nga Pekini duke i thënë gazetarëve; ju nuk e dini se çfarë shifrash ka në kinë. Por më pas, ai në një postim në twitter, tha se kishte patur një bisedë me presidentin Xi Jinping. “Kina ka kaluar shumë dhe ka tani një panoramë të qartë për virusin. Ne po punojmë së bashku. Shumë respekte!”

Trump kishte vendosur si objektiv të dielën e pashkëve, më 12 prill, për rihapjen e vendit dhe kjo u prit me shumë kritika. Plani sidoqoftë u duk se mori hov të enjten pasi u bë e ditur se 3.3 milionë amerikanë kishin humbur vendet e tyre të punës për shkak të virusit. Ndërkohë një kërkim i publikuar të enjten ka përllogaritur se vdekjet e lidhura me Covid 19 në SHBA, mund të shkojnë në mbi 80 mijë në katër muajt e ardhshëm, nëse njerëzit nuk do të respektojnë distancimin social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA