Kina ka ndaluar përkohësisht të gjithë vizitorët e huaj të hyjnë në vend edhe nëse kanë viza apo leje qëndrimi.
Vendi po ashtu po kufizon edhe kompanitë e huaja ajrore duke u lejuar vetëm një fluturim në ditë dhe avionët duhet të jenë jo më shumë se 75 për qind të mbushur. Edhe pse kina raportoi rastin e parë të ri, të brendshëm të koronavirusit, në tre ditë, të premten, thuajse të gjitha rastet e reja të regjistruara në vend tani vijnë nga jashtë.
Në të gjithë vendin, të enjten pati 55 raste të reja, 54 prej të cilave vinin nga jashtë.
Ministria e jashtme kineze tha se do të pezullohej hyrja e shtetasve të huaj në vend për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid 19 në botë. Pezullimi aplikohet edhe për personat me viza dhe leje qëndrimi por jo për diplomatët apo ata me viza të tipit C që janë zakonisht staf i kompanive ajrore.
Njerëzit me nevoja emergjente humanitare apo ata që punojnë në fushë të caktuara, mund të aplikojnë për përjashtime. Edhe pse rregulli duket dramatik, shumë kompani të huaja ajrore e kanë ndaluar prej kohësh fluturimin drejt kinës dhe një numër qytetesh kanë në fuqi kufizime për të ardhurit.
Muajin e kaluar psh, Pekini urdhëroi të gjithë ata që ktheheshin në qytet të hynin në karantinë 14 ditore. Edhe pse virusi lindi në kinë, ky vend tani ka më pak raste se SHBA dhe më pak viktima se Italia dhe Spanja. Ka patur 81340 raste të konfirmuara në Kinë dhe 3292 viktima.
Top Channel