Top Talk: Solidaritet edhe për Koronavirusin. Nisma e “Çelësi Media Group”, ja çfarë ofrojnë donatorët

26/03/2020 19:24

Ditën e stome në Top Talk ka qenë i ftuar administratori i Çelsi Media Grup, i cili ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype. Ylli Sula ka folur nëse është prekur Çelsi nga kjo situatë e krijuar në vend si dhe ka shpjeguar nismën që është marrë nga ata.

Ylli Sula:

Çelsi është vështirë të karantinohet dhe kjo jo vetëm për ato veti që u njihen çelësave që hapin shumë dyer, por në radhë të parë sepse çelësi prej shumë kohësh ka kaluar në Online.

Vështirësia në këtë moment qëndron jo tek realizimi i funksionaliteteve dhe ofrimi i shërbimeve që në si Çelsi kemi, por për shkak sepse janë karantinuar qytetarët dhe bizneset dhe një pjesë e shërbimeve kërkojnë komunikimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me qytetarët e tjerë për njoftimet që nxjerrin.

Ai është shprehur se kanë ndërmarrë një nismë tek Yellow Pages Albania ku ka biznese që vazhdimisht njoftojnë për shërbimet, për ofertat, promocionet e tyre apo karta ekstra.

Njoftimi i Yellow Pages Albania:

Biznesi shqiptar solidarizohet me popullin shqiptar

Kjo iniciativë e Portalit të Biznesit Shqiptar, Yellow Pages Albania dhe Çelësi Media Group, fton të gjithë bizneset të solidarizohen duke treguar mbështetjen e tyre për të gjithë shqiptarët në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme kufizimi të lëvizjes dhe karantinimi, kemi krijuar këtë hapësirë dhe mundësi on line të dedikuar të gjitha bizneseve që ofrojnë shërbime në formë dixhitale, trajnime, aktivitete edukative on line, apo produkte, oferta dhe shërbime të lëvruara në shtëpi, me synimin për të ndihmuar çdo të prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo pandemi shkatërrimtare për normalitetin e përditshmërive tona. Në këto momente të vështira, është më e rëndësishme se kurrë të bëjmë çfarëdo që mundemi për t’iu gjendur pranë e ndihmuar çdo familje shqiptare.

Kjo hapësirë unike i mundëson çdo qytetari dhe familjeje shqiptare të informohet dhe përfitojë nga shtëpia të gjitha ofertat e solidaritetit të bizneseve shqiptare që kanë zgjedhur të gjenden pranë e të ofrojnë mbështetje për lehtësimin e këtyre ditëve të vështira.

Top Channel