Manastirliu tregon të rejat e fundit në Open: 73 pacientë në spital, 4 të intubuar
26/03/2020 21:55
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një lidhje skype në Open në Top Channel foli rreth koronavirusit në Shqipëri. Sipas Manastirliut numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë.
Cilat janë të rejat e fundit nga Spitali Infektiv?- e pyeti Eni Vasili.
Kemi 73 persona në spital ku 5 paraqesin gjendje të rëndë. 4 prej tyre fatkeqësisht janë të intubuar, por dua të theksoj se kujdesi mjekësor nuk mungon. Më gëzon fakti se ka edhe të shëruar. Deri tani 5 persona kanë lënë spitalin duke u shëruar- tha Manastriliu.
Top Channel