Menjëherë pas transmetimit të rastit të një të moshuari të braktisur në Kamëz, i cili prej katër ditësh ishte lënë në një ndërtesë të vjetër nga familjarët në mëshirë të fatit, kryetari i Bashkisë Kamëz ka reaguar duke vënë në lëvizje Shërbimin Social Shtetëror, Policinë e Shtetit dhe Ambulancën. Por që asnjëri nga këto institucione nuk gjeti zgjidhje.

Zgjidhjen e dha vetë kryetari i bashkisë duke siguruar një banesë, qiranë e të cilës do ta paguajë një biznesmen.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, fillimisht u zotua për gjetjen e një shtëpie me qira për të braktisurin , por gjendja e tij shëndetësore kërkonte që duhet të kishte edhe një kujdestar për t’u kujdesur për të. Kjo vështirësonte më shumë gjendjen. Në këto kushte Fiks Fare vihet në lëvizje duke gjetur gruan dhe djalin 23 vjeçar të të moshuarit. Ata e kishin lënë aty familjarin e tyre pasi qiraxhiu i kishte nxjerrë nga shtëpia dhe vetë kishin fjetur poshtë një urë për gjithë këto net. Fiksi mori pohimin e bashkëshortes së të moshuarit nëse ajo do të kujdesej për të. Në këtë mënyrë  Bashkia Kamëz bëri të mundur gjetjen e një apartamenti me qira e cila do të paguhet nga një biznesmen. ” E vetmja zgjidhje është kjo, pasi unë nuk mund t’i strehoj në një banesë sociale pasi ata figurojnë ende banorë të Kukësit” u shpreh kryetari Suli.

I moshuari bashkë me të shoqen dhe djalin u akomoduan në një banesë me të gjitha kushtet në Kamëz. Bashkëshortja e të moshuarit falenderoi Fiksin . ” Ju faleminderit shumë, do kishim vdekur të gjithë jashtë” thotë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA