Rritje e vlerës së aksioneve në SHBA, Evropë dhe Azi

25/03/2020 03:55

Bursa e aksioneve në Azi dhe Evropë u rrit konsiderueshëm të martën, pasuar nga bursa amerikane, pas rënieve të thella të hënën. Indeksi i Tokios, Nikkei u rrit me mbi 7%, ndërsa tregje të tjera aziatike u rritën me një ritëm më të ngadaltë.

Tregjet kryesore evropiane u rritën me mbi 8.4 për qind. Tregjet kryesore të Nju Jorkut u hapën me 6% më shumë dhe u rritën edhe më shumë deri pasdite. Gjithë këmbimet në bursën e Nju Jorkut bëhen tani në mënyrë elektronike. Aksionet në gjithë botën kanë rënë në mënyrë drastike ndërsa qeveritë e vendeve të ndryshme përpiqen të bënë nën kontroll koronavirusin vdekjeprurës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur optimizëm për rimëkëmbjen. “Vështirësitë do të mbarojnë së shpejti, normaliteti do të kthehet dhe ekonomia jonë do të rimëkëmbet fuqimisht”, tha ai të hënën. Disa ekonomistë parashikojnë se Shtetet e Bashkuara që kanë ekonominë më të fuqishme në botë, do të bien në recesipn në periudhën prill-qershor, në mos edhe më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA