Ish-e dashura e multimilionerit nuk ja “përton” grave të të pasurve: Qepeni gojën dhe mos guxoni të postoni foto luksi në një kohë si kjo!

25/03/2020 17:02

Ish- e dashura e multi-milionerit Philipp Plein, Morgan Osman, nuk ka duruar më sjelljen e grave të të pasurve gjatë kohës së koronavirusit, sa që ka “shpërthyer” e revoltuar me një video në Instagram, e cila është bërë brenda 24 orëve virale.

Modelja 31 vjeçare nuk ja ka “përtuar” asnjërës prej tyre, duke i thënë ta “qepin gojën” e të mos postojnë më foto luksi në një moment të vështirë si ky.

“Drejtuar grave të të pasurve, të cilat nuk dinë si të sillen pasi bashkëshortët e tyre po humbasin miliona në ditë, javë. Nuk më intereson. Ju lutem mjaft me sfidat tuaja idiote, e para. Nuk po influenconi askënd, të gjithë i shohim lajmet. Unë më mirë do nis një sfidë të re shumë shpejt, si ta qepni gojën! E dyta, nuk dua tju shoh të postoni më foto luksi në destinacione të pasurish me përshkrimin “Ku do të shkoni kur kjo të mbarojë?” Ju them unë se ku: Në punë.Kam qenë kudo në botë dhe kam shijuar jetën e luksit që këto femra po shijojnë tani, i kam parë të gjitha. Më duket shumë ofenduese që po postoni foto të tilla. Të gjithë do të kthehen në punë, te familja që janë ndarë pasi nuk duan t’i sëmurin dhe fëmijët do të shkojnë në shkollë,” thotë ajo.

“90% prej jush jeni të mjeruara, nuk flini më bashkëshortët tuaj, jeta juaj është një shaka sepse po të ishte aq e bukur nuk do kishit kohë të rrinit gjatë gjithë kohës në Instagram,” ka vazhduar Osman.

E më pas përmes një statusi në Instastory ajo ka shkruar: “Sa për informacion, as njerëzit e pasur nuk do të shkojnë me pushime. Prandaj po ju them ta qepni gojën dhe mos postoni një realitet fals. Ata po e ndjejnë këtë aq sa po e ndjejnë të gjithë e do të kthehen menjëherë në punë. I intereson shumë statusi dhe paratë, sa të mos dalin direkt për të pirë margarita me gratë e tyre që vdesin të duken. Ky virus nuk njeh racë, status, apo moshë.”

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA