Makthi aktual i njerëzimit, Covid-19 ka prekur edhe mbretërinë britanike duke infektuar 71-vjeçarin, Charles, një lajm i bërë me dijeni sot nga Clarence House .
Mbreti i ardhshëm ka shfaqur simptoma të mesme, por momentalisht gëzon “shëndet të mirë”
“Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus”, u tha ekzaktësht nga Clarence House .
Ndërkohë, gruaja e tij Camilla, 72 vjeç, pas testimeve të kryera duket se nuk është e infektuar.
“Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha janë izoluar në shtëpi në Skoci. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire”, deklarohej gjithashtu në komunikatë.
Princi Charles sapo ishte takuar me Princin Albert të Monakos në fillim të këtij muaji, i cili më vonë testoi pozitivisht për koronavirus. 62-vjeçari u testua pozitiv vetëm nëntë ditë pasi u ul përballë Princit të Uellsit në një ngjarje WaterAid në Londër.
Top Channel