Zyrtari i Texas sfidon koronavirusin: Të vjetrit më mirë do të vdisnin sesa të lejonin që Covid-19 të dëmtojë ekonominë e SHBA

24/03/2020 21:47

Teksa presidenti Donald Trump rihapjen e ekonomisë së vendit brenda “disa javëve” në vend të “disa muajve”, guvernatori i vjetër i Texas tha sot në rrjetin Fox News se më mirë do të vdiste sesa të shihte që masat e shëndetit publik të dëmtojnë ekonominë e SHBA.

Madje ai  shtoi se “shumë gjyshër” në të gjithë vendin do të ishin dakord me të.

“Unë them që të kthehemi në punë, le të bëhemi inteligjentë, dhe ata prej nesh që janë mbi 70-vjeç, do të kujdesen për veten,” tha Dan Patrick, republikan 69-vjeçar, duke sfiduar te gjitha rekomandim e te mjekeve boterorë.

“Mos sakrifikoni vendin”, shtoi ai.

Patrick tha me tej me seriozitet: “Kam frikë se masat e shëndetit publik mund t’i japin fund jetës amerikane që ne njohim dhe unë jam gati të rrezikoj vdekjen për të mbrojtur ekonominë e fëmijëve tanë”.

“Kjo nuk më bën guximtar apo diçka të tillë, dhe besoj se ka shumë gjyshër ne vend që e mendojnë si unë”.

Opinini i çuditshëm vjen pasi vetë Trump ka ngritur shqetësime për dëmet e koronavirusit ndaj ekonomisë, prandaj tha se mezi pret rikthimin në normalitet, madje sugjeroi se një krizë e mundshme ekonomike si rezultat e kësaj, mund të sjellë më shumë vdekje se vetë koronavirusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA