Veç shtimit të kushteve të higjienës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se janë anuluar edhe takimet me familjarët, të cilat bëhen online.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim.

Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse.

Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga ky akt normativ, që merr fuqi prej ditës së sotme.

Ndërkohë është zbardhur urdhri i Drejtorit të Burgjeve, Agim Ismailit si dhe dokumentet përkatëse që duhen plotësuar për këtë procedurë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA