Bankat greke kanë kufizuar transaksionet për shkak të masave kundër koronavirusit. Pagesat e llogarive dhe azhurnimet e librezave bankare nuk do të bëhen në banka deri në një udhëzim të dytë.
Unioni grek i Bankave informon të interesuarit për transaksione, për ato veprimtari bankare që nuk do të jenë në gjendje të kryejnë bankat prej ditës së sotme, 24 mars, pas vendosjes së kufizimit të përkohshëm të qarkullimit të qytetarëve, për përballimin e përhapjes së COVID-19.
Konkretisht nuk do të kryhen me paraqitjen fizike në banka, transaksionet e mëposhtme të cilat mund të kryhen lehtësisht në bankomate ose mënyra të tjera:
1. Tërheqjet e parave deri në 400 euro bëhen ekskluzivisht duke përdorur kartën e debitit në ATM. U vendos kjo shumë në mënyrë që mos boshatisen shpejt bankomatet.
2. Mund të kryhet depozitim i parave deri në 1.000 euro në bankomate duke përdorur një kartë debiti.
3. Pagesat e faturave të palëve të treta (shërbimet publike, energjia, uji, telefoni, TV kabllor apo satelitor, sigurimet, etj.) shlyhen përmes internet/mobile banking ose tek bankomatet apo qendrat e shkëmbimeve automatike . Në rrjetin e degëve bankare nuk do te kryhen pagesa llogarish me kartëmonedha.
4. Përditësimi i llogarive azhurnohet përmes internet/mobile banking ose tek bankomatet. Po kështu përditësimet e librezës së kursimeve nuk do të bëhen në degët e ndryshme bankare. Për lehtësinë tuaj, përdorni kartën e debitit dhe e-banking online me bankën me të cilën bashkëpunoni.
Top Channel