Fillon sot aplikimi për këstin e parë të ndihmës që do të marrin punonjësit e sektorit privat në Greqi, mbas mbylljes së bizneseve si shkak i covid.
Mes atyre qe do të marrin ndihmën, mijëra shqiptarë. Qeveria do të japë në fillim të prillit për çdo punonjës shumë prej 800 euro, ndërsa masa mbështetëse janë marrë edhe për kompanitë e vendit që janë mbyllur ose xhirua e tyre ka rënë ndjeshëm.
Qeveria anunçoi një paketë të parë ndihmë prej gati 10 miliardë eurosh për të prekurit nga kriza e shkaktuar prej covid.
Personat e interesuar duhet të komunikojnë me financierët e tyre dhe në vazhdim të hyjnë në platformën e ministrisë të financës TAXISNET, ku do të plotësojnë formularin përkatës.
Brenda prillit do të dalë edhe një paketë tjetër ndihmë, e cila parashikon kredi të buta, kthim direkt dhe pa kontroll për tvsh deri në 30.000 euro, programe subvencioni dhe heqje të tatim fitimit, si dhe masa të tjera mbështetëse për bizneset e prekura.
Masat do të jepen me detaje në ditët në vazhdim.
Top Channel