26/11 21:29
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve të koronavirusit në një ditë pasi 87 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit. Tashmë numri total i viktimave të shkaktuara nga CoVid-19 ka shkuar në 422.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social njoftoi shifrat e fundit në ditën e parë të “bllokimit” të lëvizjeve nga qeveria e Boris Johnsonit. Tetëdhjetë e tre nga vdekjet ishin në Angli, dy në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore.
Numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar tani ka arritur në 8.077, dhe së fundmi është rritur me 1.427. Ndërkohë autoritete mjekësore kanë testuar të paktën 90.436 njerëz.
Top Channel