U gjet i hapur, gjobitet me 1 milion lekë një restorant në Gjirokastër

23/03/2020 13:26

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 1 milion lekë të reja, një bar restorant që u gjet i hapur nga inspektorët në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa po vijojnë kontrollet në terren.

Për të shmangur çdo kontakt si dhe për të mundësuar distancimin social dhe shmangien e grumbullimit të turmave, ndër masat fillestare të qeverisë ishte edhe mbyllja e kafeneve, restoranteve apo palestrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA