Rina “thumbon” On Records, këshillë fansave: Kurrë mos bëni kontratë me shtëpi diskografike!

22/03/2020 16:18

Largimi i Rina Balaj nga “On Records” u shoqërua me shumë thashetheme e polemika, madje përfaqësuesja e shtëpisë diskografike Edona Gashi tha se reperja i kishte mashtruar, kur tha se kishte nevojë për pak pushim nga muzika, e në fakt u shkëput thjesht për të vazhduar karrierën solo, me të dashurin e saj

Gjatë asaj kohe këngëtarja 20 vjeçare mbylli edhe llogarinë e dikurshme në Instagram, që menaxhohej nga On Records.

Rina, e cila tanimë duket tepër e lumtur e se ka gjeur veten, ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të komunikuar me fansat e saj.

Kur e kanë pyetur në Instastory se cila është këshilla që i jep atyre që aspirojnë të bëhen këngëtarë, e se cili është mesazhi që i jep fansave, ajo ka theksuar dy herë “Mos bëni kontratë me shtëpi diskografike”, një thumbim ky i hapur për “On Records”, me të cilët nuk pati një shkëputje paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA