23/11 22:09
Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre.
Gjithashtu, ka pasur edhe dy tërmete të tjera, të dyja me magnitudë 3.0, që ndodhën gjashtë kilometra në veri të Zagrebit në orën 09:04 dhe 09:10.
Lidhur me situatën e rëndë një reagim në rrjetet sociale e ka bërë reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik.
“Duke menduar për ju, Zagreb bëhu i fortë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.
Ndër tjerash, viktimë është bërë një 15-vjeçar që mbeti në gërmadha, ndërsa një fëmijë i ka mbijetuar plagëve.
Top Channel