Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.
Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.
Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.
Top Channel