“Trump nuk po bën asnjë blof”/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti amerikan është gati të lëshojë ferrin te ju 25/03 21:45
Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.
Ndihmat mjekësore që peshonin 8 ton, përfshnin 550,000 maska kirurgjie dhe pajisje të tjera mbrojtëse se syze, doreza e mbulesa këpucësh.
Ambasadori kinez në Greqi, Zhang Qiyue, i kaloi furnizimet ministrit grek të shëndetësisë Vassilis Kikilias, dhe tha se mbledhja e transporti i materialeve është bërë prej tetë ditësh, kohë kur Kina ishte ende nën presionin e pandemisë së koronavirusit dhe kur furnizimet mjekësore ishin të pakta.
Një tjetër ngarkesë prej 10 ton erdhi në të njëjtin fluturim si donacion nga kompani dhe organizata kineze.
Top Channel