25/11 11:26
Gjermania ka regjistruar 9 vdekje më shumë për shkak të koronavirusit. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 53 ndërkohë që janë të infektuar të paktën 18400 njerëz.
Sipas shifrave të publikuara në mediat gjermane në North Rhine Westphalia, ka 6200 raste, Bavari me 3100 dhe Baden-Wuerttemberg me më shumë se 2700.
Kujtojmë se përveç 53 viktimave, dy gjermanë humbën jetën jashtë vendit pasi u infektuan me COVID-19.
Top Channel