Koronavirusi ka bërë që pothuajse të gjithë kompeticionet sportive të shtyhen.
Pas pezullimit të Ligës së Kamponëve dhe Europa Ligës nga UEFA, gjatë ditës së sotme është marrë vendimi që të shtyhet edhe Copa Libertadores.
Këtë e ka konfirmuar Konfederata e Amerikës së Jugut nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“Conmebol është i angazhuar për të parandaluar COVID-19, tashmë në rrezik zgjerimi, dhe në mbrojtjen e lojtarëve, stafeve teknike, delegatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve, shtypit dhe tifozëve, ndaj mori vendimin për pezullimin e ndeshjeve të planifikuara më parë, fillimisht deri më 5 maj 2020”.
“Ne kërkojmë nga klubet të bëjnë kujdesin e duhur për të shmangur përhapjen e virusit dhe të zbatojnë protokollet e parandalimit të sugjeruar nga autoritetet kompetente. Conmebol do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën me autoritetet kompetente dhe do të mbajë kontakte të përhershme me komunitetin e futbollit të Amerikës së Jugut gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftim.
Top Channel