6 raste të reja mes tyre një 4-vjeçare janë konfirmuar me CoVid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ku sipas tij deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 48.

Në mesin e të infektuarve është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli.  Sipas medieve në Maqedoni familja ishte kthyer më 14 mars dhe ishte në izolim .

Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA