Kosovë/ Kthehen në atdhe 39 shtetas të mbetur jashtë vendit, në karantinë për 14 ditë

19/03/2020 11:20

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lumir Abdixhiku bën me dijeni se sot herët në mëngjes janë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, nga jashtë vendit; fëmijë, të moshuar, gra e burra.

“Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, thuhet në njoftim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel