Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Asnjë rast i ri i Covid-19 nuk është regjistruar në 24 orët e kaluara në Wuhan, qyteti kinez i provincës Hubei ku fillimisht shpërtheu koronavirusi.
Kjo është hera e parë në javë. Këto janë të dhënat e fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, i cili gjithashtu raporton tetë vdekje në Hubei dhe 34 raste të reja të importuara të infeksionit.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të jashtme rritet në 189. Sipas gazetës Global Times, 41 kanë lidhje me Italinë.
Nga 34 raste të reja të importuara, 21 janë regjistruar në Pekin, nëntë në provincën Guangdong, dy në Shanghai, një në provincën Heilongjiang dhe një tjetër në provincën Zhejiang.
Top Channel