Masat e ngurta të marra nga qeveria italiane për të luftuar emergjencën e koronavirusit, nga bllokimi i shumë veprimtarive tregtare deri në mbylljen e shkollave, “do të vazhdojnë deri në afatin e fundit”.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Giuseppe Conte. “Ne kemi shmangur rrëzimin e sistemit, masat kufizuese po funksionojnë”, thekson kryeministri.

Takimi me ministrat dhe disa drejtues të delegacionit u bë për të zbatuar sa më shpejt masat e dekretit të fundit, ato 25 miliardë euro që pjesërisht shkojnë në sektorin e shëndetësisë dhe pjesërisht në atë të botës së punës.

Ndërkohë në Itali, që nga fillimi i epidemisë së Coronavirus, 2,978 persona humbën jetën.

Top Channel