“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Pas takimit, Haradinaj tha se mbështetin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, shkruan Haradinaj në facebook.
Top Channel