Personat me grupin e gjakut A kanë më shumë gjasë që të preken nga koronavirusi i ri sesa ata të tipit 0.

Në këtë përfundim kanë dalë një grup akademikësh kinezë, të cilët janë mbështetur për studimin e tyre tek rastet e regjistruara në Wuhan. Sipas këtij studimi, grupi A ka dhe shanset më të mëdha që të vdesë nga COVID-19. Përfundimet e tyre nuk janë verifikuar ende nga shkencëtarë të tjerë, ndërsa edhe vetë autorët e raportit nuk ishin në gjendje të shpjegonin përse fuqia e infeksionit varion me grupin e gjakut.

Kërkuesit kinezë kishin shqyrtuar situatën e 2,173 personave të diagnostikuar me koronavirus në tre spitale të Hubeit, përfshirë 206 vetë që vdiqën prej tij. 85 prej këtyre të fundit kishin grupin e gjakut A, që është e barazvlefshme me 41% të të gjitha vdekjeve. Tek grupi zero, ishte 26%. Për këtë arsye, studiuesit këshillojnë që pacienteve të tipit A të infektuar me ‘Sars-CoV-2 , mund t`iu nevojitet një mbikqyrje e shtuar dhe trajtim agresiv.

Por ata theksojnë se nuk ka vend për panik, sepse nuk është e thënë që shanset e infektimit tek grupi A të jenë 100%, ashtu sic nuk është e absolutisht e sigurtë që grupi 0 shpëton I paprekur nga virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA