Rama në Open: Paketa ekonomike do të ndihmojë të varfërit, nesër vendimi për shtyrjen e mbylljes së shkollave

18/03/2020 23:29

Kryeministri Edi Rama bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri gjithashtu u ktheu përgjigje edhe pyetjeve të dy gazetarëve: Carlo Bolino dhe Robert Rakipllari.

Rama tha se me paketën ekonomike që pritet të publikohet nesër nga qeveria do të ndihmohen të varfërit, ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Ne do të shkurtojmë rrogat tona si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës. Do të shkurtojmë rrogat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është simbolike por për të dhënë mesazhin se do të lëmë diçka në mënyrë që ata që nuk kanë se me çfarë të shtyjnë në fund të muajit të kenë diçka”, tha Rama në Open në Top Channel.

Pasi u pyet nga Bolino për shkollat, Rama tha se mbyllja e shkollës do shtyhen dhe nesër do të jepet vendimi.

Rama insistoi duke thënë se tani ndodhemi në luftë dhe se masat e marra ishin të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e këtij armiku që ka paralizuar botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA