Presidenti i Bjellorusisë jep formulën për largimin e koronavirusit: Shkoni nëpër fshatra dhe punoni me traktor

18/03/2020 03:58

Ndërkohë që të gjithë individët po mendojnë si të planifikojnë të kalojnë kohën e qëndrimit në shtëpi, si pasojë e koronavirusit një propozim krejt origjinal jep presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko, i cili fton qyetarët e tij të shkojnë nëpër fshatra dhe të punojnë tokën.

Me anë të një konference për shtyp, Lukashenko i drejtohet qytetarëve të tij se duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos i lënë vend panikut.

“Duhet vetëm të punojmë, në veçanti nëpër fshatra. Është bukur të shohësh në media sesi njerëzit punojnë tokën me traktor dhe ku askush nuk e përmend COVID-19. Traktori do t’i shërojë të gjitha. Nëse toka punohet, gjithçka shërohet” u shpreh presidenti.

Ndërkohë më herët Ministrja e Shëndetësisë raportoi se nurmi i të infektuarve me virusin famëkeq, në të gjithë vendin ka shkuar në 36 persona. Sakaq, kujtojmë që deri më tani në të gjithë botën si pasojë e koronaviurist të ri, kanë humbur jetën 7,927 persona, ndërsa 196,778 të tjerë janë shpallur të infektuar.

Top Channel