Para dhe pas koronavirusit, transformimi i frikshëm i vendeve

18/03/2020 19:35

E gjithë bota është alarmuar së tepërmi nga pandemia, COVID-19. Shumë shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe si rrjedhojë baret, restorantet, dyqanet, shkollat, institucionet publike dhe private janë të mbyllura, për të minimizuar në këtë mënyrë shtrirjen e virusit. Së fundmi një seri fotosh tregojnë më së miri situatën kaotike që ndodhet mbarë globi  këtë periudhë.

Autostradat, atraksionet turistike dhe vendet e shenjta për besimtarët janë zbrazur si përgjigje ndaj përpjekje për të luftuar epideminë vdekjeprurëse. Imazhet tregojnë situatën në autostradën  “Woodlands”, e cila kalon në mes të Singaporit dhe Majlazisë

Jo më larg se dje, autostrada, ishte e tej mbushur me makina, ndërsa sot ka marrë pamjen e një vendi të shkretë. Të tjera foto tregojnë interenarin e ndjekur nga besimtarët që vizitojnë vendin e shenjtë “Imam Ali”, në qytetin Najafit në Irak, të mbushur me predikues, ndërsa tashmë vendi është thuajse i boshatisur.

Sakaq, në të gjithë botën si pasojë e virusit famëkeq deri më tani kanë humbur jetën 8.727, ndërsa 212.635 janë konfirmuar të infektuar.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA